Dino Buzzati: Po të isha i pasur

dino buzzati

Po të isha shumë i pasur, do të ndërtoja një shtëpi keshtu: një paradhomë shumë të vogël, një korridor të ngushtë, një dhomë ndenjeje të mjerueshme, një dhomë gjumi të shkretë, mobilje të varfra e të zhveshura, ca tablo, qilima hiç, perde fare, llamba të zbehta e të bezdisshme, atmosferë të përgjithshme parehatie.

Për sa i përket banjos ama, banjon do ta bëja të paktën dyzet metra katrorë dhe aty...mermere, majolica, çezma të shndritshme e shumë të fuqishme në vermeil, llambadarë ngadhënjyes; pasqyra pambarim e të lëmuara, tapete të butë prej sfungjeri me ngjyra delikate, sërë e sërë parfumesh të rralla e tepër të kushtueshme; letra higjienike të buta si një psheretimë, shishka e spërkatës të çdo lloji, gramafonë stereofonikë me disqe madhështore…me një fjale luks i shfrenuar, hapësirë e tepërt, endje për tu vërtitur lart e poshtë lakuriq, mbase edhe me vrap.
Përse arkitektët e ditur nuk ndërtojnë shtëpi të tilla? Është e lehtë të durohet mjerimi, kur mund të dhjesësh si zotëri./

Përktheu D. Çela

ObserverKult