Korça është qyteti i shkollës së parë shqipe, i kulturës, por është edhe qyteti i fjalëve dhe shprehjeve lokale, i “kë”-ve dhe “ushka”-ve që i shtohen çdo emri me përkëdheli.
Ja disa nga fjalët tipike që do i dëgjoni vetëm në Korçë ose vetëm nga korçarët, bashkë me shpjegimin:
Imonik-Shalqi.
Lëpitka-Shapka që vishen
Furkulicë-Pirun. Lakrorin, thuhet në Korçë dhe rreth saj, duhet ta hash me dorë…
Gardhirop-Dollap (kjo duhet të jetë transformimi korçar i gardërobës)
Mashka-Karfica të zeza, të holla flokësh, por ju mund t’i mbani flokët edhe me kordhonkë, ose rreth
Ziqkë-Peshore dore
Marauzhgë-Milingonë
Farashkë-lopatë e vogël me bisht për të mbledhur mbeturinat
Peronë-Gozhdë
Fufu-Furrnelë me gaz
Farashkë – fshesë me bisht të vogël për të mbledhur plehrat
Fiqkë – Kopsë palltoje
Kokoridhe – kaçurrelse
Rripka – lidhëse këpucësh
Feçkë – çupkë – çapkëne – me përçmim
Fufu – furrnellë me gaz
Marauzhge – karanxha – milingonë
Kukumalkë – Dhè i ngritur si formë mali
Pezhishkë – rrjetë merimange
Koriçkë – kore buke
Ziqkë – që shërben për të peshuar
Të argalisesh – të qeshësh si punë e budallait
Ta thëntë prifti majë kokës – Vdeksh!
Mos m’u bëj si francez/ francezkë! Sikur nuk di, sikur nuk merr vesh!
Ç’m’i ke bërë flokët si Doktori i Luleve – Kur e tepron në stolisjen e pamjes
Plaç të rëntë! – Plaç të preftë! – Mallkim kur kollitesh!
Të fshiftë mortja! – Mallkim rëndues…
Ma ke mendjen lulkë – Je tra-la-la nga mendja
Bobooo, moj korbeckë! – bobo moj e shkretë!
Më ngeli peronkë! – M’u bë fiksim!
Iko se t’u futa me lëpitkë! Kur ia bie tjetrit shpirtin në majë të hundës!
Katran me bojë – E katranose fare – E bëre lëmsh fare
Më je bërë si Xhuvi i Dasmave! Njeri që futet gjithkund i paftuar!
Boll moj dhaskalicë – Mjaft na shite mend!
Pandi gjiza – Pandi Këndezka
Ik me trëndelinë – ik more karafil – Njerëz të lehtë nga mendja
Çe më qesh si polic ore… Qesh me vonesë dhe kot!
Ç’më ecën ashtu si Kukja… ke ecje të keqe, ecën shtrembët/korça
A JANË SHQIPTARËT NJË KOMB DHE A ËSHTË SHQIPJA NJË GJUHË APO DY E MË SHUMË?