ObserverKult ju sjell disa nga shprehjet më të bukura për gratë:
“Nga sytë e grave rrjedh dhe filozofia ime: Ato ndriçojnë ende zjarrin e vërtetë të Prometeut.
Janë libri, arti, akademia, që tregojnë, mbajnë dhe ushqejnë botën.”
– William Shakespeare
“Si grua nuk kam vend.
Si grua nuk dua asnjë vend, si grua, vendi im është e gjithë bota.”
– Virginia Woolf
“Në do që dikush të thotë diçka, kërkoja një burri. Në do të të mbarojnë punë, kërkoja një gruaje.” —Margaret Thatcher
“Unë jam e rreptë, jam ambicioze dhe e di mirë çfarë dua. Nëse kështu më marrin për k*rvë, le të më marrin.” ―Madonna
“Mu desh kohë të nxirrja zërin dhe tani që e kam, nuk kam ndërmend të hesht.” —Madeleine Albright
“Sigurisht që s’e vras mendjen se mos po frikësoj ndonjë mashkull. Meshkujt që frikësohen nga unë janë pikërisht ata që nuk më interesojnë aspak.”―Chimamanda Ngozi Adichie
“Grave që kanë ndryshuar botën, s’u është dashur të shfaqin gjë tjetër, përveç zgjuarsisë së tyre.”-Rita Levi-Montalcini
Gratë thonë gjithmonë “Ne mund të bëjmë gjithçka që bëjnë burrat”, por në fakt janë burrat ata që duhet të thonë “Ne mund të bëjmë gjithçka që bëjnë gratë”” —Gloria Steinem
“Vdes të shoh një vajzë të re të shkojë e ta kapë botën për jake. Jeta është e egër. Duhet t’ia marrësh me forcë atë që do.” —Maya Angelou.
“Për burrin dashuria është një pjesë e jetës, për gruan është e gjithë ekzistenca.”
– George Byron
“Të qenët grua është tej mase joshëse.
Është një aventurë që kërkon shumë guxim, është një sfidë që nuk mërzit kurrë.”
-Oriana Fallaci
“Do të doja që gratë të kishin pushtet, jo mbi meshkujt, por mbi veten e tyre.”
-Mary Wollstonecraft
“Unë nuk jam e lirë përderisa ka gra që nuk janë të lira, edhe nëse prangat e saj janë shumë të ndryshme nga të miat.” —Audre Lorde
“Nëse nuk ka tavan, kufi kemi qiellin. Prandaj forca, mos pushoni derisa çdonjëra prej 161 milionë grave dhe vajzave në të gjithë Amerikën të ketë mundësinë që meriton.” —Hillary Clinton
ObserverKult
LEXO edhe:
GRATË KURRË NUK JANË MË FORTA SE SA PAS MPOSHTJES
Kliko edhe:
SOPHIA LOREN: BUKURIA ËSHTË MËNYRA SE SI NDIHENI PËRBRENDA…
“Bukuria është mënyra se si ndiheni përbrenda dhe kjo gjë reflektohet në sytë tuaj. Nuk është diçka fizike ”.
“Unë kurrë nuk jam përpjekur t’i fshij kujtimet e së kaluarës, edhe pse disa janë të dhimbshme. Unë nuk i kuptoj njerëzit që fshihen nga e kaluara e tyre. Çdo gjë që përjetoni, ju ndihmon të bëheni personi që jeni tani”.
“Asgjë nuk e bën një grua më të bukur sesa besimi se është e bukur”.
“Nëse nuk keni qarë, sytë tuaj nuk mund të jenë të bukur”.
“Pas gjithë këtyre viteve, unë jam ende e përfshirë në procesin e zbulimit të vetes. Është më mirë të eksplorosh jetën dhe të bësh gabime sesa të mundohesh të bësh gjithçka perfekte pa gabuar. Gabimet janë pjesë e detyrimeve që duhet të paguhen për të jetuar plotësisht”.
“Për të përparuar në një profesion të vështirë kërkon besim të fortë në vetvete. Kjo është arsyeja pse disa njerëz me talent mediokër, por me dëshirë të madhe të brendshme, ecin shumë më përpara sesa njerëzit me talent jashtëzakonisht superior”.
tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult