Disejnatorja shqiptare merr një tjetër çmim prestigjioz në Fashion Awards 2021

Nensi Dojaka, një emër që dëgjohet pas çmimeve me vlerë në industrinë e modës.

Stilistja shqiptare, e njohur më së shumti për modelet e saj ekstravagante të veshjeve. Ajo njihet përmes prerjeve të ndërlikuara, me të cilat ka arritur të marrë vëmendjen e gjithë mediave prestigjioze.

Nensi fitoi çmimin prestigjioz LVMH për talentet në zhvillim në shtator. Ndërsa, tani ajo ka marrë gjithashtu çmimin e British Fashion Council për talentet e raja. Ky çmim iu dha asaj në ngjarjen vjetore të Fashion Award.

Çmimi LVMH 2021 përfshinte një dhuratë prej 300,000 € dhe një vit mentorimi. Ajo po përdor fondet për të zgjeruar ekipin e saj dhe ofertën e produkteve. Ndër të tjera ajo ka për qëllim zhendosje e prodhimit nga Mbretëria e Bashkuar në Itali. Synimi i saj është që marka e saj e vetëfinancuar të jetë fitimprurëse brenda vitit të ardhshëm.

Ajo është zhvendosur në Londër në moshën 17-vjeçare. Dojaka përfundoi një BA në Kolegjin e Modës në Londër, ku studioi dizajn të të brendshmeve, më pas përparoi në kursin MA Central Saint Martins, ku koleksioni i saj i diplomimit, rezultoi në një koleksion në markën e njohur Ssense në 2019-ën.

Një vit më vonë , Lulu Kennedy, themeluesja e Fashion East, një inkubator i talenteve të reja të dizajnit, e mori nën krahun e saj.

Ndërsa ndërgjegjësimi dhe biznesi i markës së Dojakës u rrit, ajo e gjeti veten që duhej të menaxhonte pritshmëritë e partnerëve të shitjes me shumicë dhe të shtypit, të cilët prisnin të shihnin risi të vazhdueshme në produktin dhe tregtimin e saj.

“Pas çmimit LVMH, ndjeva shumë më tepër presion sepse njerëzit prisnin të shihnin se çfarë do të ndodhte më pas, dhe ata ende janë duke pritur”, thotë ajo. “Industria pret shumë, shumë shpejt, por gjërat kërkojnë kohë.”

Një pikë kthese për Nensi Dojakën erdhi kur Bella Hadid veshi një nga stilimet e saj në MTV Video Music Awards 2020 përpara prezantimit të saj Pranverë/Verë 2021. Hadid postoi gjithashtu një foto të veshjes në Instagram. Përmes këtyre postimve ajo grumbulloi mbi 20,930 pëlqime. “Ishte ekspozim i madh dhe shumë blerës erdhën të më shihnin për herë të parë”, thotë Dojaka.

Përparimi i ngadalshëm por i qëndrueshëm është gjithashtu objektivi personal udhëzues i Dojakës. Tani për tani, ajo po shikon me kujdes se cilat pjesë po marrin blerësit dhe për çfarë reagojnë më mirë konsumatorët.

“Çdo vendim është i menduar mirë,” thotë ajo. “Mund të kisha bërë më shumë në sezonet e mëparshme, por nuk dua të zgjerohem si e çmendur. Është e rëndësishme që shitja të jetë e mirë në përgjithësi. Duhet të marrësh vendime të ngadalta.”

Lexo edhe: “GJENERATA E RE E DIZAJNIT ITALIAN”, EKSPOZITA E VEÇANTË E ARTISTËVE ITALIANË