Është mbajtur së fundmi punëtoria e radhës me përfaqësues të institucioneve dhe profesionistë për ‘Vizionimin e Çarshisë së Madhe në Gjakovë’. Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Takimi së pari është mbajtur me përfaqësues të Fakultetit të Arkitekturës, po ashtu me qytetarët e interesuar. Ndërsa në këtë punëtori kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të bizeseve që punojnë në Çarshinë e Madhe.
Pas punëtorisë, bëhet me dije se do të vazhdojnë punimet për procesin e hartimit dhe miratimit të Projektit. Ndërkaq në fund të këtij viti do të filloj edhe zbatimi i tij.
ObserverKult
Lexo edhe:
XHELAL ADEMI: S’DI KU HUMBËN FJALËT TUA…
Kot të prita n’sheshe bote, n’kënde rruge kot të prita
Se ti erdhe përmes gote që sakaq me fund e ngrita,
Pastaj heshtje asgjë tjetër, asnjë zhurmë asnjë zë
Ndaj harresa kaq e vjetër bëhet sa një shekull më.
S’di ku humbën fjalët tua, ti më the, “mos pi raki”
N’vend të saj te një krua do t’më japish pakëz gji,
Se do vinje si një Zanë, si te Muja i plagosur
Gjersa jeta aty pranë t’gjitha rrugët m’i ka sosur.
E kur sipër kësaj loje si mbi shpinën e një mali
Hëna do të bënte roje me shkëlqimin që ia fali
Ky vegim që sot arrita ta kopjoj nga sytë e tu
Në mëngjes kur t’hapet drita ti do t’ikish nga këtu.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult