reklamë

Dita Botërore e Librit/ Lexime letrare në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”

23 prilli – Dita Botërore e Librit, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, do të vazhdojë traditën e shënimit si ngjarje kulturore në forma të ndryshme.

Më 23 prill, në orën 14 në bibliotekë do ta zhvillohen lexime letrare nga krijues të njohur nga vendi dhe rajoni, do të kujtohet kjo ngjarje dhe do të dhurohen libra nga krijues dhe donatorë të ndryshëm.

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.

ObserverKult