Më 3 maj 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Në mënyrë të përvitshme, kjo datë shërben si përkujtesë e shtypit mbarëbotëror për gazetarët e rënë në krye të detyrës, në përpjekje për një raportim objektiv, kujton Drejtoria e Arkivave.
Në kuadrin e mbrojtjes që garanton neni 19 i Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut, gjithkush ka të drejtën e lirisë së shprehjes, si edhe të “njoftimit të informacionit”.
Është me vend që sot të përmendet figura e botuesit dhe e gazetarit Nebil Çika, i cili për shkrimet e tij u bë shënjestër e forcave komuniste.
Çika u vra në masakrën e kryer në hotel “Bristol”, në nëntor 1944. Asokohe, gazetari shqiptar shkruante për shtypin vendas dhe njëkohësisht shërbente si korrespondent i mediave perëndimore, sikurse “Reuters” dhe “New York Times”.
Në foton e mëposhtme, Çika paraqitet me një grup gazetarësh të “Fox News”./oranews.tv
ObserverKult
Lexo edhe:
PROTESTË E JASHTËZAKONSHME KUNDËR CENZURËS: GAZETAT AUSTRALIANE ‘NXIJNË’ FAQEN E PARË
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në shtypin e shkruar australian.
Mbi 10 gazeta kanë protestuar në një mënyrë të pazakontë kundër cenzurës. Duke “nxirë” kështu faqet e para të gazetave.
Daily Telegraph, The Australian, Financial Review e të tjera u shfaqen me shkronja të mbuluara me të zezë. Po ashtu edhe me një vulë të kuqe ku shkruan “sekret”.
Protesta e gazetave vjen pas fuqizimit të ligjeve të sigurisë kombëtare, për të cilët gazetarët, sipas mediave ndërkombëtare, thonë se kanë bllokuar raportimin.
Duke krijuar një “kulturë fshehtësie” në Australi.
Qeveria është shprehur se mbështet lirinë e shtypit, por “askush nuk është mbi ligjin”.
Në qershor, policia sulmoi Korporatën Australiane të Transmetimeve (ABC).
Po ashtu dhe shtëpinë e një gazetari të News Corp Australia, duke krijuar një reagim të madh.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
Observerkult