Dita Botërore e Poezisë shënohet në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, do të ketë takime me poetë, lexime letrare, homazhe…

Në krejt botën 21 Marsi festohet si Dita Botërore e Poezisë, ditë kjo e shpallur që nga viti 1999 nga UNESCO.

Dita Botërore e Poezisë është rasti për të nderuar poetët, për të ringjallur traditat, për të promovuar leximin, shkrimin e mësimin e poezisë…

Edhe në Prishtinë kjo ditë do të festohet. Biblioteka “Hivzi Sulejmani” do ta shënojë me ngjarje të shumta poetike.

“Gjatë gjithë javës do të zhvillohen takime me krijues të poezisë, tema rreth artit poetik, ndërsa janë paralajmëruar nga donatorë dhe shkolla një varg dhurime librash”, thuhet në njoftimin e kësaj Biblioteke.

“Ngjarja qendrore do të zhvillohet më 21 mars në orën 12 në mjediset e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”/Dardani, ku do të ketë lexime letrare nga poetët, do të lexohen krijime poetike nga letërsia botërore dhe nga letërsia shqipe dhe do të bëhen homazhe për poetët që kanë ndërruar jetë në mes të dy ngjarjeve”, thuhet tutje në njoftim.

ObserverKult


Lexo edhe:

NË FSHATIN LLUKAR TË PRISHTINËS U PROMOVUA QENDRA KULTURORE DHE DEGA E BIBLIOTEKËS “HIVZI SULEJMANI”