Dita e Mësuesit, takim me mësuesit në “Libart”

Dita e Mësuesit shënohet në Qendrën “Libart”.

Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë shqipe.

Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.
Deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.

Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si Dita e Mësuesit.

Për shënimin e kësaj date, ka menduar edhe Organizata ETEA bashkë me Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”
Në Qendrën “Libart” nga ora 16:00, organizohet bashkëbisedim mbi zhvillimin profesional të profesionit të mësuesisë ndër vite, me:

• Blerim Saqipi, dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës;
• Abdyl Gashi, mësimdhënës i pensionuar dhe ish drejtor i SHML “Sami Frashëri” gjatë mësimit në shtëpitë-shkolla;
• Aulona Zhitia, mësimdhënëse në SHFMU “Faik Konica”; dhe,
• Shkëlqim Berisha, moderator.

“Dita e Mësuesit” shfaqet edhe livestream në faqen e organizatës ETEA.

ObserverKult

_______________________

Lexo edhe:

SHKOLLAT E ERNEST KOLIQIT, VEPRA MË E MADHE KOMBËTARE NË 100 VJETËSHIN E FUNDIT

KËTA JANË MËSUESIT QË DHANË MËSIM NË SHKOLLËN E PARË SHQIPE PËR VAJZA NË KORÇË

Dita e Mësuesit – Kujtohen mësuesit që dhanë mësim në shkollën e parë shqipe për vasha në Korçë.
Gjerasim dhe Sevasti Qiriazi, Kristo Dako, Fanka Efthimi, Parashqevi Qiriazi, Thanas Sina, Grigor Cilka, Luka Tira, çifti Kenedi, etj.
Kjo shkollë lujati një rol shumë të rëndësishëm në çështjen kombëtare, arsimin shqip dhe më tej në emancipimin e gruas shqiptare.
Foto nga Thimi Zografi, 1912.