Dita e Pavarësisë përmes rrëfimeve dhe fotografive në BKK

Për nder të shënimit të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, më 16 shkurt, me fillim nga ora 18:00, do ta organizojë ceremoninë festive “Zëra dhe imazhe: Dita e Pavarësisë përmes rrëfimeve dhe fotografive”.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të paraqitet dokumentari me rrëfime “Përjetime të lirisë: rrëfime qytetare për 17 Shkurtin”, po ashtu do të bëhet hapja e ekspozitës me fotografi “Pamje të Pavarësisë: 17 Shkurt 2008”.

ObserverKult


Lexo edhe:

Tri poezi nga Eden Beka: Fjal’t e Babës