Dita e Verës, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare vjen në Tiranë

Dita e Verës do të festohet nga të gjithë qytetarët në Tiranë me muzikë, lojëra, argëtim dhe plot dhurata.

Pak ditë nga ajo që quhet festa e të gjithë shqiptarëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar disa nga aktivitetet që do të mbahen në kryeqytet më 14 mars.

Kjo ditë do të festohet në 10 pika të ndryshme të Tiranës, ku bashkia ka organizuar një listë prej 100 aktivitetesh.

Aktivitetet do të nisin nga sheshi Skënderbej me një koncert nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Enisa Nikaj në orën 13:00.

Ndërsa mbrëmja do të mbyllet me një “Street party” në zonën e ish-Bllokut dhe shfaqja më e madhe e dronëve në rajon në zonën e Liqenit Artificial./ATSH

ObserverKult


dita e verës

Lexo edhe:

SOT DITA E VERËS, TRADITA QË MBAJNË NDËR SHEKUJ GJALLË SHQIPTARËT

14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri. Quhet Dita e Verës edhe pse festohet ardhja e stinës së Pranverës.

Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit kremtohej shumë kohë para krishterimit.
Ajo festohej më 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”).

Ka qene një festë që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave. Për këtë festë ka shkruar dhe Faik Konica duke e konfirmuar se fillimet e saj kanë qenë shumë të hershme.

Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë në dekadat e fundit. Por kjo festë rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit, në qendrën e Shqipërisë.

Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone.

Elbasani ka meritën se ka mbajtur gjallë për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj.

Dhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult