Dita e Verës, pandemia zbeh festimet

Dita e Verës, shënohet më 14 marsi, një festë pagane kjo e cila festohet në gjithë vendin veçanërisht në qytetin e Elbasanit.

Masat anti-COVID ndalojnë grumbullimet e si pasojë nuk pritet që festimet tradicionale të mbahen si çdo vit.

Një natë më parë, në qytete të ndryshme të vendit janë kryer ritet tradicionale të Ditës së Verës.

Ndezja e një zjarri në pritje të stinës së pranverës dhe largimin e dimrit ka shoqëruar qytetarët mbrëmjen e 13 marsit.

Ritualet parashohin kapërcimin e zjarrit në simbolikë të largimit të së keqes.

Ndërkaq Dita e Verës shënohet nga gatimi karakteristik – ballokumet të cilat edhe këtë vit nuk do të mungojnë.

Mëngjesin e 14 marsit nuk kanë munguar urimet edhe nga politikanët shqiptar, si nga Rama, Basha, Meta apo Ruçi.