Dita Kombëtare e Rinisë, çfarë ndodhi më 8 dhjetor të vitit 1990

Në Shqipëri sot festohet Dita Kombëtare e Rinisë, e shpallur festë zyrtare që prej vitit 2009. Kjo datë përkujtohet çdo vit në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

33 vite më parë një grup studentësh dhe pedagogë i dhanë “grushtin” e parë diktaturës, duke përmbysur regjimin 50-vjeçar komunist, përmes disa protestave që organizuan nga zona e Qytet Studentit, në drejtim të sheshit të kryeqytetit.

Me postera “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Atë natë të 8 dhjetorit, radhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 vetë.

Protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramiz Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke rrëzuar përfundimisht diktaturën komuniste dhe duke sjellë për shqiptarët lirinë e munguar gjatë afro gjysmë shekulli. /Living.al

ObserverKult


Dita

Lexo edhe:

SOT DITA E UJIT TË BEKUAR, KUPTIMI DHE RITUALET E KËSAJ DITE

Në moshën 30-vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, qiejtë u hapën, dhe një zë nga qielli tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur” shkruhet në ungjill.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


leka sefla fatos...

“SI S’TË DESHA PAK MË SHUMË?”, POEZINË E FATOS ARAPIT E LEXON LEKA SEFLA

Dëgjojeni të interpretuar nga Leka Sefla, poezinë e Fatos Arapit “Si s’të desha pak më shumë”

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prapë s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër, –
Asaj që më rri mes zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult