Dita kur u largua Fadil Hasa, Muharrem Hoxha mes lotësh: Do të takoheshim…

Teatri i “Aleksandër Moisiut” në Durrës po vuante nga humbja e të madhit Fadil Hasa. Aktorë dhe miq të tij dhanë mesazhet e tyre dhe treguan momentet dhe kujtimet e tyre me të madhin dhe Artistin e Merituar që i ka dhënë jetë shumë roleve.

Aktori i humorit u nda nga jeta vite më parë pas një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare. Muharrem Hoxha u dha lajmin edhe kolegëve të tij, se një artist i madh u shua nga jeta, duke iu lënë të gjallëve jo vetëm rolet e paharrueshme, por edhe figurën e një prindi shembullor, i cili u bë nënë e babë për të dy vajzat e tij.

Mëngjesin e asaj dite një telefonatë nga vajza e Fadil Hasës në telefonin e Muharrem Hoxhës, njeriut më të afërt të aktorit, dha lajmin e hidhur.

Mes lotësh, vajza e aktorit i tha se babai i saj nuk mundi t’ia dilte. Muharrem Hoxha tha se e kishte lënë të takoheshin me Fadilin dhe se telefonata e vajzës së tij e trondi rëndë.

Muharrem Hoxha: “Unë e kam detyrim moral sepse më ka rritur, për mua ka qenë prind i dytë dhe më ka mbajtur afër. Kam 40 vite me të. Ai nuk e dinte që kishte sëmundje të rëndë, e kisha lënë për t’u takuar me të. Jeta kështu është”.

“Ai i përkushtoi jetën gocave pasi i vdiq e shoqja, ka qenë rreth 50 vjeç, ishte baba shembullor. Është i pazëvëndësueshëm, Fadili me humorin e tij origjinal, me batutat, personazhet. Ngushëlloj vajzat e tij, të jenë krenare për atë baba të mrekullueshëm”. pati thënë atëherë Muharrem Hoxha.


Fadil Hasa

LEXO EDHE: FADIL HASA: “ME KRIPË A SHEQER S’BËHET QEJFI QEDER”

Kush nuk e mban mend e nuk qesh edhe me vete, sa herë kujton “kripë, kripë, kripë… sheqer, sheqer, sheqer!”. Falë interpretimit e talentit spikatës të aktorit Fadil Hasa, humori shqiptar ka rrënjosur në breza një sërë personazhesh, apo fragmente nga skeçet e komeditë nga më të dashurat për popullin…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

ObserverKult