24 vjet më parë, më 21 shkurt të vitit 1999, UNESCO-ja shpalli Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Ndërsa Asambleja e Kombeve të Bashkuara e adoptoi këtë rezolutë më 2002.
Që prej asaj date, çdo vit vihet theksi tek vlera universale që mbart shumëllojshmëria gjuhësore e kombeve.
Gjuha, si njësi e pandashme kulturore e vendeve, shërben jo vetëm si një mjet komunikimi, por edhe si simbol përbashkësie.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thekson se, shqipja jonë “sa e bukur, sa e vlerë” ka qenë një rojtare e përhershme e identitetit tonë kombëtar, duke kristalizuar përpjekjet për shtetformim.
DPA sjell dokumentin, me anë të të cilit, atdhetari Jani Vreto i kërkonte Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Dituria” në Bukuresht, marrjen e librave në shqip. Sipas tij, janë të nevojshme për ruajtjen e gjuhës.
Këtë vit, UNESCO e vë theksin tek shumëgjuhësia dhe domosdoshmëria për ta tranformuar arsimin në këtë drejtim.
UNESCO kujton se 40% e popullatës në rang global nuk kanë akses as tek mësimi i të paktën një gjuhe, asaj që flasin apo kuptojnë.
Sipas OKB-së, cdo dy javë një gjuhë zhduket, duke marrë pas një kulturë të tërë dhe një pasuri intelektuale.
Nga rreth 7000 gjuhët që fliten sot në botë, 43% e tyre janë në kërcënimin e zhdukjes./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
SOT SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS AMTARE
Nën patronatin e UNESKO-s dhe Byrosë Rajonale për Shkencë dhe Kulturë në Evropë, sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare.
Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet kyçe të manifestimeve që sot do të organizohen në suaza botërore.
21 shkurti është shpallur që në vitin 1999 nga UNESCO Ditë Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare.
Çdo vit në mbarë botën organizohen manifestime, organizime në nivel kombëtar e ndërkombëtar, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult