Dyzet e katër vjet më parë, ndërsa ishte në internim, Lekë Tasi do të mbante një ditar pamor vizatimesh. Ai aty përjetëson portrete e peizazhe nga ditët në Grabjan të Lushnjës. “Barakat përballë” janë vizatime që vijnë para publikut për herë të parë, ndërsa kujtesa kolektive i mohon fatet si të tijat dhe tri dekadat e pluralizmit i kanë fshirë gjurmët e asaj që ndodhte në jetët si të tijat.
“Janë punime nga 1970-1990. Të fshehta sepse kisha favorin të mos quhem piktor e të mos marr pjesë realizmin socializmin dhe kështu janë ruajtur. Mendoj se është në një mënyrë të re për atë kohë” – thotë Lekë Tasi.
Muzikanti që u çua në internim pas dënimeve të babait e xhaxhait, do ta mbante ditarin pamor duke fiksuar portrete viktimash e persekutorësh, duke dashur të japë tablonë e plotë të një vendi ku populli u nda në një luftë të përditshme, nën një regjim që e vendoste vetë se cilët qenë heronj e cilët tradhtarë.
Ai vëren se “ka qenë spontane. Syri sheh në nënndërgjegje dhe dora e gjesti bën punën e vet. Me eksponentët e luftës së klasave dhe viktimat e tyre, sa kanë rezistuar dhe sa janë nënshtruar. Mund të nxjerrim një konkluzion, që të nxjerrim shkakun e shkaqeve. Kjo është puna e komunizmit dhe puna e dekomunistizimit”.
Ekspozita e çelur nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, mund të vizitohet në galerinë “Zenit” deri më 25 dhjetor./gazetashqiptare.al
———————————–
Lexo edhe: VISAR ZHITI RRËFEN DITËT E INTERNIMIT: SIGURIMSI QË DONTE TË MË REKRUTONTE, SI MË MBROJTI EDI RAMA
“Ndiej nevojën e një rrëfimi, si në kishë, i gjunjëzuar para ikonës… së tim biri. Ai nuk do të më përgjigjet, e ka të pamundur tani… ah! Dhe e di, radhën do ta kishin çështje të tjera… që më therin shpirtin, por nuk do të hapja dot gojë, më ka ngrirë. Atëherë ky rrëfim do të jetë arsye për të folur, ndërkaq plotësoj edhe njërën nga porositë. Poeti sipas Atjonit. Mbase këtu duhet të mbetem”.
Atjoni, ajo flakëz gëzimi e fikur para kohe do të mbetet përjetë i ndezur në shpirtin e prindërve, e të atit Visarit, që Zoti i ka dhënë të vetmin ngushëllim, të shkruarit. Janë qindra përse që ia tha dhe nuk ia tha dot të birit e që, në njëfarë mënyre, sot duhet t’i thotë. “Si na erdhi ai, i ndaluari…” është libri…
Leximin e plotë mund ta bëni këtu.
ObserverKult