Kjo është jeta e Ilir Bendajt, emigrantit nga Vlora, që udhëtoi nga Triporti në Itali, ku qëndroi për më shumë se 2 dekada, më pas në Angli e tashmë, i vendosur në Francë.
Tani është shofer autobusi për turistë, por kohën e ndan mes punës dhe pasionit për muzikën. I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Bendaj, rrëfeu copëza nga historia e tij si emigrant, duke rrëfyer tentativën e parë për t’u larguar nga Vlora, në moshën 13-vjecare.
“Kur u rrëzua sistemi isha 13 vjeç. Tentativa ime e parë ishte te bovat. Ato ishin si anije transportuese por pa motor, ku vendohej një rimorkiator në mes, ku kapte një anije në një anë dhe një tjetër në anën tjetër. Kështu u largua një pjesë e vlonjatëve.
Në Triport nisi aventura ime, bashkë me një shok. Shkruam që në drekë, dhe qëndronim te gurët, në pritje për t’u nisur. Ishin gurë gjigandë të mëdhenj, qëndronim aty dhe fshiheshim herë pas here, sepse duke qenë se ishim të vegjël kishim frikë mos na zbrisnin.
Mirëpo ikëm pa përgatitur. Pa ujë, pa bukë. Na mori uria. Gjetëm bukë me djathë te gurët dhe e hëngrëm. Në fakt ishte buka e dikujt tjetër. Por djathi na shtoi etjen, ndaj dolëm në Triport, për ujë, ku ishin depot e peshkimit. Gjetëm disa qeska plastmasë dhe e mbushëm me ujë për të tjerët. Pastaj u lëshuan litarët dhe u nisën. Bëhet fjalë për vitin 91.
Kjo ishte tentativa e parë, por nuk ia dola të largohesha. Ne asokohe nuk njihnim frikë, ishte aventurë për ne”, u shpreh Bendaj. /Dritare.net
ObserverKult
Lexo edhe:
REVOLTOHET KËNGËTARI I NJOHUR: “ARDIT GJEBREA NUK MË PRANOI TE FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH”
Këngëtari Klajdi Musabelliu ka folur i revoltuar pasi kënga e tij vitin e shkuar nuk u pranua në Festivalin e Këngës me drejtimin e Ardit Gjebreas. Ndërkohë, e njëjta këngë u pranua në Kënga Magjike.
Në “ABC”, ai ka thënë se ndjehet i befasuar se si kjo gjë ndodhi. Sipas Klajdit, kur një këngë nuk pranohet, duhet t’i thonë artistit arsyet, që edhe ai t’i dijë, transmeton ‘gazetatema’.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult