Ditët e Albanologjisë tashmë janë bërë një traditë për Akademinë e Studimeve Albanologjik edhe institutet përbërëse, si ai i arkeologjisë, i historisë, i gjuhësisë dhe letërsisë, instituti i antropologjisë kulturore dhe i studimit te artit, Ditët e Albanologjisë këtë vit do të zhvillohen virtualisht diktuar nga pandemia.
Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, në Shqipëri, akademiku Marenglen Verli, në hapjen e edicionit të XI, të Ditëve të Albanologjisë tha përmes një mesazhi shpërndarë në rrjetet sociale se do të promovohen 56 botime të akademisë dhe revista shkencore, secili institut do paraqitet me monografi dhe studime te ndryshme.
“Ne promovojmë 56 tituj botime te akademisë dhe revista shkencore te cilat janë realizuar, ka qene një vit i begatë pavarësisht kushteve dhe na detyron ta bëjmë ne mënyrë vizuale ketë prezantim. Autoret do ti paraqitem dhe nga drejtoret e katër instituteve tona titujt, ku do te njiheni me tematiken e realizuar gjate këtij viti “,-u shpreh akademiku Mariglen Verli Rektor i Akademise se Studimeve Albanologjike.
Akademiku Verli thekson rëndësinë e studimeve te akademisë qe drejton ne identitetin tonë kombëtar.
“Të gjithë ata qe janë të interesuar për shkencat tona, ne do te kemi një numër te rëndësishëm botimesh që janë monografi, përmbledhje studimesh të shkurtra, materiale dokumente, akte të konferencave por edhe vepra kolektive si vëllimi i tretë historia e shqiptareve shekulli XX, kolanë me vepra te profesor Zoizit, punime interesante mbi dialektet dhe monografi interesante te prof. Bodinakut dhe studiues të ndryshëm”./BalkanWeb