“Ditët e mia pa ty…”, poezinë e Skënder Rusit e lexon Leka Sefla

Ka ditë kur unë
S’di ç’të bëj me veten,
Dal nga shtëpia
Dhe vetmia për dore më mban,
Kërkoj një lumë ku unë
mund të mbështetem
Të fle mbi ujrat e tij
Pak, fare pak!

Ka ditë që pres hapat e kthimit tënd,
Ato janë nisur,
unë e njoh këtë zhurmë,
Lamtumirë ditët e mia në paqe,
Dhe gjithë ju të tjerat
Që i komandoj unë!

Ka ditë kur unë jam bosh, fare bosh,
Jam ky pyll ku të pëlqen të vdesësh,
Nëse në këtë pyll një ditë do më kërkosh,
Atje do të më gjesh në formën e vesës!

ObserverKult


Lexo edhe:

“E KAM DASHUR…” NGA CHARLES BUKOWSKI, LEXON LEKA SEFLA