Kosovarja 25-vjeçare, Lirika Matoshi, themeluese e brendit “Lirika Matoshi”, është listuar në top 30-shen e prestigjiozes “Forbes”.
FORBES Magazine e ka futur Lirikën në këtë listë prestigjioze duke shkruar edhe për prejardhjen e saj nga Kosova.
Frobs shkruan se kosovarja filloi të punonte bizhuteri në vitin 2016 duke zbukuruar tuta, fustane, çorape me kristale dhe duke shitur produktet e saj nëpërmjet Etsy.
Pasi fustani i saj me luleshtrydhe u bë viral në TikTok në vitin 2020, ajo ka fituar mbi 700,000 ndjekës në Instagram dhe shet drejtpërdrejt te konsumatori dhe përmes shitësve me pakicë si Nordstrom, vijon Forbes.
Dizajnerja kosovare shquhet për dizajnet e saj femërore.
Lirika Matoshi u lind në vitin 1996 , dhe u rrit në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.
Ajo vjen nga një familje shqiptare me nëntë fëmijë . Motra e saj e madhe Teuta Matoshi është gjithashtu stiliste.
Matoshi u zhvendos në SH.B.A. në vitin 2016 për të ndjekur shkollimin në Institutin e Teknologjisë së Modës. Kur kërkesa e saj u refuzua, ajo vazhdoi të dizajnojë në mënyrë të pavarur nga një studio në Bronx.
U bë e njohur pra në vitin 2017 kur personalizoi një palë geta, duke i zbukuruar ato. Pasi postoi një imazh të getave në faqen e saj personale në Instagram, imazhi u nda nga blogerë të modës dhe Matoshi filloi të shiste versione të getave pasi mori kërkesa për to.
Në vitin 2017 një nga modelet e saj u vesh gjithashtu nga këngëtarja Elle King në Grammy Awards .
Në vitin 2020 një tjetër dizajn i Matoshit u bë i njohur.
Një fustan i bërë nga një pëlhurë tyli që përmban një model luleshtrydhesh që shkëlqejnë, çoi në një rritje të shitjeve prej 1000% për Matoshin.
Vogue e quajti modelin e Matoshit “fustanin e verës”.
ObserverKult