Djali i Koço Devoles, Genci, ishte i ftuar kohë më parë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel në nderim të babait.
Genci ishte në krah të miqve të Koços, Mitro Çelës dhe Fonit të Fiks Fares. I pyetur nga moderatorët Genci tregoi kujtimet që kishte me babain dhe foli për mungesën e babait të tij.
“Unë s’kam marrë nga talenti i babait. Nuk ja them dot për humor, ja pres shkurt. Mund të bëj ndonjë batutë, por e parealizuar. Kjo është arsyeja që nuk e ndoqa babain tim”.
“Kur isha më i vogël babai tentoi të më bënte aktor, por më pas hoqi dorë. Unë nuk kisha as dëshirën më të vogël për të studiuar në atë fushë, plus nuk kisha talent”.
“Unë dhe motra i ngjajmë më shumë për humor, vëllai i madh është më serioz. Përpiqem ndonjëherë të bëj humor. Më mungon babai çdo ditë e më tepër, dashuria, qortimet dhe këshillat e tij.
“Koço ishte dhe baba i sertë dhe i dashur kishte ekuilibruar. Koço la vetëm dy amanete… T’i gjejmë një punë djalit dhe ta ndihmojmë mbesën të mbyllë shkollën”./aktoret.com
ObserverKult
—————————————-
Lexo edhe:
POSTIMI EMOCIONAL I AGRON LLAKAJT PËR KOÇO DEVOLEN…
Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit Koço Devole. Në përkujtim të tij aktori i njohur Agron Llakaj ka ndarë disa rreshta me ndjekësit ku shkruan se Devole ishte si një shkollë e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite që të vijë sërish në Shqipëri.
Llakaj ka shprehur dëshirën që në këtë përvjetor të parë të largimit të Devoles. Ai të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”.
Duke ironizuar institucionin e presidencës, Llakaj shkruan se ai nuk ka fuqi që ta vendosë një gjë të tillë, e ndërsa thekson se urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja”, referuar këtu dekorimeve të disa lokaleve nga ana e Metës.
“Ti duhet të jesh libër ne shkollën e artit të komedisë. Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor të parë të largimit tënd, të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Duke u mbledhur dhe folur për Ty…, se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më! “, po dekorohen edhe lokalet, së fundmi, urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço. Sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…”, shkruan Agron Llakajt mes të tjerash…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU
ObserverKult