Djali i Moikom Zeqos prek me fjalët për të atin: Sa shumë më mungon! Çfarë t’i them vajzës, pikës tënde të dobët?

Djali i të ndjerit Moikom Zeqos, Epidam Zeqo gjatë homazheve për të atin e tij në Muzeun Historik Kombëtar ka përlotur të pranishmit me fjalët e tij.

Ai i ka kushtuar fjalët më të ndjera babait të tij, ku teksa tregon sesa shumë vlera dhe kontribut ka dhënë për shoqërinë shqiptare, tregon edhe sesa shumë i mungon tashmë.

Epidami teksa flet i mërzitur, me lot në sy e me zërin e dridhur tregon sesi që tani vajza e tij, pra mbesa e Moikomit kërkon që të t’i lexojnë librat e gjyshit. 

Më tej ai thotë se është krenar për të, ai dhe e gjithë familja e tij është janë krenarë për Moikomin e ndjerë.

“Sa më mungon o babi im, tani vajza më kërkon ti lexoj librat, më  lexo librat e gjyshit babi. Çfarë t’i them vajzës, pikës tënde të dobët? Luftove për 5 vite, sa krenar jam për ty, sa krenar jemi për ty. Moikomi dhe vepra e tij është pasaporta europiane.  Ai ishte i majtë, por Moikomi nuk mund të përkufizohet as si socialist as demokrat por si një njeri i mirë.  Babi nuk  e mbante gojën mbyllur përballë poltikës. Sa ditë shkurtër është jeta në politikë.”- tha djali i tij, Epidami./ObserverKult