Djali i Vjosa Berishës me dedikim prekës: Deri në përqafimet tona të ardhshme…

Producentja e njohur kosovare, Vjosa Berisha, pardje ka humbur betejën me kan c erin. Ajo, ka luftuar për dy vite me këtë sëmundje.

Pas ndarjes nga jeta të producentes kosovare shumë fytyra të politikës, artit shprehen ngushëllime.

Djali i vetëm i Vjosa dhe Fatos Berishës, Leka ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, ishin fjalët e djalit të saj të bashkangjitura me disa fotografi.


Lexo edhe:

DJE NDËRROI JETË, KUSH ISHTE VJOSA BERISHA…

Ditën e djeshme u bë e ditur se ka ndërruar jetë producentja e njohur, Vjosa Berisha.

Ajo prej më shumë se një viti ishte e diagnostikuar me kancer në vezore. Ndërkohë që menjëherë kishte filluar me trajtimet jashtë vendit.

E njëjta prej shumë vitesh ka qenë e përfshirë në industrinë e filmit, e në projekte të ndryshme që kryesisht lidhen me artin.

Por, kush ishte Vjosa Berisha?

Producentja, që la pas vetes një karrierë të bujshme artistike, ka lindur më 23 korrik të vitit 1972 në Prishtinë.

Ajo ka mbi 20 vjet përvojë në marrëdhëniet me publikun, median e po ashtu edhe industrinë e filmit.

Artistja kishte krijuar një kompani të quajtur ‘B2’ së bashku me partnerin e saj, Fatos Berisha, me zyrë në Kosovë dhe Shqipërisë.

E ndjera është gjithashtu bashkëthemeluese dhe ka menaxhuar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë (PriFest) që nga fillimi. Ishte në pozitën e drejtorit që e ka rikthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e filmit në Kosovë.

Festivali në fjalë ka në konkurrim programe evropiane, ballkanike, të mesme dhe dokumentare. Si dhe drejton një platformë rajonale të industrisë së filmit PriFORUM.

Berisha në vitin 2015 mori kursin e EAVE Producers Workshop, duke u bërë pjesë e këtij rrjeti të madh producentësh nga Evropa dhe bota, si e diplomuar në EAVE Generation 2015

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU