Dje e përcolla vëllain për Gjermani, as me i çu ment s’po guxoj se çfarë dhimte kanë familjarët e viktimave në Kroaci

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka shkruar një shkrim emocionues në profilin e tij në Facebook, pas aksidentit të djeshëm në Kroaci që la 10 persona të vdekur e shumë të lënduar.

Ai shkruan se dje e ka përcjellë vëllain e tij për në Gjermani, teksa e ka telefonuar rreth 10 herë për ta pyetur se a ka mbërritur mirë. Gjithashtu shton se s’po mundet ta mendojë se çfarë dhimte kanë familjarët e viktimave në Kroaci.

Postimi i tij i plotë:

Dje me sabah e përcolla vllaun e dytë për Gjermani. Nji nat’ përpara u mundova me i ba pak muhabet, ia shtrova nji darkë, e ia knova do kangë që i ka për qef – se e kish shkrumu malli qe nji vjet.

Për me ba ma më shumë shyhret përcjelljen e tij për gyrbet u mledhën krejt anëtarët e familjes, ani pse Nana s’mujti me na u bashku. S’mujti se e kan lanë kamtë tu nga mas neve, i ka rritë 8 fmijë. Po na se nalem shyhretin tu e ditë që ajo lumturohet kur e din që na po knaqem.

E dje gjatë ditës mora vesh për aksidentin në Kroaci! Me njiqin punë rreth festivali, nuk mujsha me u nal’- e u përmbajsha, po mrena isha mush’ tan lot vaji. M’doket nja dhjet herë e kam thirrë vllaun me e vërtetu që o mirë.

As me i qu ment spo guxoj se çfarë dhimte kan familjart e tyne. Spo guxoj se s’jam qaq i fort’. Po Zotit pi lutna që shpirtat e tyne t’bardhë me gjetë qetsinë në parajsë.

Krejt familjarve e bashkatdhetarve ngushllimet ma t’sinqerta. Zoti u dhashtë forcë e gajret.

LEXO EDHE: Ramë Lahaj me homazh kushtuar ikonave të muzikës shqipe (Video)