“Do na çojë fëmijët në burg”, aktori shqiptar rrëfen jetën e vështirë në Greqi: Pronarët sa merrnin vesh nga jemi, na dëbonin

Aktori shqiptar, Florian Dine, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku rrëfeu jetën e vështirë që ka kaluar në Greqi pas largimit nga Shqipëria.

Dine tha se në fëmijëri është përballë me racizëm dhe ngacmime për shkak se ishte shqiptar. Madje ka treguar se pronarët kur shkonin për të gjetur shtëpi, kur merrnin vesh se ishin shqiptarë i nxirrnin jashtë.

“Ishin kohë të vështira për të gjithë emigrantët në atë kohë. Kishte shumë vështirësi. Në çdo shtëpi ku shkonim na paragjykonin sa thoshim se ishim shqiptar. Ndoshta edhe unë do ta bëja nëse do të isha grek. Nuk i kisha mbushur pesë vjeç, ca gjëra i kuptoja. Dëgjoja që në fillim që thoshin po për shtëpinë dhe më pas jo. Pyesja mamanë pse flemë jashtë, nuk kemi një shtëpi? Rrinim në një park në fillim. Çfarë do më thoshte ajo e shkreta mua? Nuk kishte se çfarë të më thoshte”, tha aktori.

Nuk e mendonte kurrë se do bënte karrierë


Më pas tregoi se në shkollë i kanë urinuar çantën dhe ai nuk bënte gjë, pasi ishte shumë i urtë.

“Tani i kam shokë dhe jemi familje. Por në atë kohë, fëmijët çfarë dëgjonin në shtëpi, vinin dhe i bënin në shkollë. Në fillim më urinonin çantën, nuk bëja gjë, kam qenë shumë i urtë. Erdhi mamaja në shkollë, u bë një debat i madh. Mamatë e tjera thoshin se do na i çojë djemtë në burg, ça do bëhet kur të rritet. Por ja ku jam sot”, shtoi Dine.

Ky i fundit u shpreh se nuk e mendonte kurrë se do bënte karrierë, por sapo rritësh ikën edhe racizmi.

“Unë tani duke u rritur e duke parë të gjitha këto sfidat, nuk besoja se do futesha në TV, është edhe e vështirë. E vështirë nga gjendja ekonomike dhe filmat. Por në art, janë njerëz më të sjellshëm, më të kulturuar, e bëja punën dhe më merrnin, nuk kam patur probleme. Shumë herë kam vajtur e nuk më kanë marrë si aktor, por jo për racizëm. Kur kam punuar në punë të tjera e kam ndjerë atë pjesë. Por kur fillon dhe bën emër, nuk të ngacmon njeri, se fillon e merr nga ti”, tha aktori shqiptar.

Ai u shpreh se në asnjë moment nuk ka tentuar që të mos e tregojë origjinën e tij. Madje kur e pyesin se si ndihesh si shqiptar në Greqi, ai u përgjigjet: “Si ndihet një italian apo amerikan në Greqi”./(gazeta shqip)

LEXO EDHE: “QIRJAQI I DIVORCUAR, ARBANA KOMUNIST, NDRENIKA KA VËLLANË TË ARRATISUR”, DOSJET E PLOTA TË AKTORËVE TË TEATRIT PARA ‘90

“Do na çojë fëmijët në burg”, aktori