Thierry Grosjean, bashkëshorti i Hueyda El Saied, i ka dedikuar një postim prekës asaj, në një ditë të rëndësishme për ta. Ditë më parë ata do të festonin 1 vjetorin e martesës.
Ai ka publikuar një kolazh me momentet më të mira nga ceremonia martesore, krahas së cilës ka shprehur dashurinë që ka për të, transmeton ’27.al’.
“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës. Kështu që gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, ka shkruar ai.
Hueyda El Saied u nda nga jeta më 23 nëntor në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur për të gjithë shqiptarët.
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
KY ËSHTË MESAZHI I HUEYDA EL SAIED PAK MUAJ PARA TË HUMBTE JETËN
Artistja shumë e dashur Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare pas betejës së saj me kancerin e gjirit. Edhe pse përballej me sëmundjen, Hueyda ka qëndruar gjithmonë e buzëqeshur dhe askush nuk e kuptoi luftën e saj.
Ajo madje ishte aq e fortë sa vazhdimisht inkurajonte gratë e tjera. Në një video të publikuar më 8 Mars, për Ditën Ndërkombëtare të Grave, Hueyda kishte dhënë një mesazh që nuk e kishte kuptuar askush për sëmundjen e saj.
“…fati më vuri në sprovë dhe tashmë them bukuria nuk është standarte, por papërsosmëria është e bukur”, thonte ajo ndër të tjera.
Pavarësisht betejës së saj të vështirë, ajo u bënte thirrje grave të ishin vetvetja dhe shprehej se çdo grua është e bukur, pavarësisht pamjes.
Mesazhi i plotë:
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave dhe doja t’ju thosha disa fakte. Dëshiron të humbësh apo të vendosësh disa kile, pavarësisht kësaj aktualisht ti je një grua, apo vajzë e bukur.
Dëshiron të jesh pak më e gjatë, apo pak më e shkurtër, pavarësisht kësaj ti je një grua e bukur.
Të jesh brune, bjonde, apo të kesh më pak, pak më shumë forma, të kesh flokë të shkurtra, kaçurrela, të drejta, të kesh më pak celulit, më pak…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
OberverKult