Do të ngelni pa fjalë, këto 6 fakte historike e besëtytyni nuk janë ashtu siç i mendonit

Që kur keni qenë të vegjël, mund të keni dëgjuar histori dhe besëtytni, disa prej të cilave ju janë rrënjosur thellë në mendje.

Më pas me kalimin e viteve, mund t’ju ketë ndodhur të mësoni se jo të gjitha ishin të vërteta.

Në vijim do t’ju tregojmë disa fakte historike dhe besëtytni që njerëzit vazhdojnë t’u besojnë, ndonëse janë të pasakta.

Napoleon Bonaparti ishte i shkurtër

Napoleon Bonaparti përshkruhet si një gjeni ushtarak me “kompleksin e njeriut të shkurtër”.

E vërteta është se ai nuk ishte aq i shkurtër sa mendojmë ne, të paktën për Francën e atyre viteve. Thuhet se ai ishte 157cm i gjatë, ndërkohë që gjatësia mesatare ishte 164cm.

Albert Einstein ngeli në matematikë

Historia se Albert Einstein ka ngelur në lëndën e matematikës, nuk është gjë tjetër veçse një trillim që njerëzit i tregojnë njëri-tjetrit.

Faktet tregojnë se Einstein shkëlqente në këtë lëndë që në vogëli. Certifikata e tij e maturës, të cilën e mori në moshën 17 vjeçare, tregon se ai kishte notat më të larta në algjebër dhe gjeometri.

Vincent Van Gogh preu veshin e tij 

Një nga tregimet më të njohura për piktorin e mirënjohur impresionist Vincent Van Gogh, është se ai preu veshin e tij në një fazë çmendurie.

Kjo thuhet se inspiroi dhe një nga veprat e tij më të famshme, e cila tregon piktorin me një fashë në vesh.

Në vitin 2009, disa historianë gjermanë të artit gjetën një libër të titulluar “Pakti i Heshtjes”, në të cilin miku i ngushtë dhe rivali i Van Gogh, Paul Gauguin pranon se i preu një pjesë të veshi.

Më pas ishte Gauguin që shpiku historinë tragjike.

Kleopatra ishte egjiptiane

Pavarësisht se Kleopatra ishte një ndër sundimtaret më të fuqishme të Egjiptit, ajo nuk ishte me origjinë egjiptiane.

Kleopatra ishte një anëtare e dinastisë Ptolemaike, një familje me prejardhje nga Greqia që sunduan në Egjipt pas kohës së Aleksandrit të Madh.

Besohet se keqkuptimi për kombësinë e saj mund të ketë ardhur nga mënyra sesi ajo vishej dhe përfaqësohej në publik. Kjo pasi që Kleopatra donte t’i ngjasonte perëndeshës egjiptiane Isis.

Rrufeja nuk bie dy herë në të njëjtin vend

Kjo besëtytni fatkeqësisht nuk është aspak e vërtetë. Rrufeja mund të bie dy herë në të njëjtin vend. Kjo dukuri ndodh në raste shumë të rralla. Një fakt interesant: “Empire State Building” në Nju Jork goditet 20-25 herë në vit nga rrufeja.

Çamçakëzi qëndron 7 vite në aparatin tretës

Ky mit ndoshta erdhi sepse të rriturit nuk donin që fëmijët të hanin çamçakëzin si një ushqim i zakonshëm. Kjo pasi që mund të shkaktojë probleme me sheqerin dhe gazrat.

E vërteta është se nëse përfundoni duke gëlltitur një copë çamçakëzi, ai nuk do të qëndrojë në sistemin tuaj për shtatë vjet. Por do të qëndrojë për rreth shtatë ditë./living.al

ObserverKult


Lexo edhe:

VAN GOGH KA VUAJTUR NGA ‘DELIRI’ PAS NDËRPRERJES SË KONSUMIT TË ALKOOLIT

Sipas një studimi të ri të sëmundjeve psikike të artistit, thuhet se Vincent van Gogh ka të ngjarë se vuante nga “deliriumi” .

Kjo e shkaktuar nga ndërprerja e konsumit të alkoolit, raporton CNN.

Për të hetuar çrregullimet e mundshme psikike të artistit, ekspertët intervistuan historianë të njohur të artit me 902 letra nga artisti. Prej te cilave 820 jane drejtuar vëllait të tij, Theos. Po ashtu studiuan të dhënat mjekësore të bëra nga mjekët që e trajtuan atë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult