Ju ftojmë të ndiqni të lexuar nga Engjëllusha Alla poezinë e Sokol Olldashit “Të dielën”
Sokol Olldashi: Të dielën
Do të shkoj në varreza të dielën,
Pa dalë dielli ende në ndajnatë.
S’do ta zgjoj, jo, rojen syfjetur,
Qetësisht do mbyll portën prapë.
Do eci i heshtur ndër varre,
Në mes emrash, të shumtën s’i njoh.
Pak vend bosh do të gjej të ngul kryqin
Në dheun nga shirat bërë llohë.
Do të ndez më pas një qiri,
Një cigare me qiri do ta ndez,
Do ta fsheh paketën nën plis
Ta pi ngeshëm, pasi të vdes
E të ik….
ObserverKult
Kliko edhe:
DËGJOJENI POEZINË “TË KAM DASHTË”, TË P.SHLLAKUT INTERPRETUAR NGA ENGJËLLUSHE ALLA (VIDEO)
Kliko edhe: