Nga Frida Kahlo
Do të të quajnë “e çmendur” sepse ashtu je, sepse ke lindur me dhuntinë për t’i parë gjërat ndryshe dhe kjo i frikëson ata.
Do të të quajnë “e zjarrtë” sepse ashtu je, sepse ke lindur me guximin për t’i lejuar vetes që gjithçka ta ndjesh plotësisht dhe kjo i frikëson ata.
Do të të quajnë “egoiste” sepse ashtu je, sepse ke zbuluar se je gjëja më e rëndësishme në jetën tënde dhe kjo nuk u pëlqen atyre.
Do të të quajnë çfarë t’u shkojë në mendje, duke gjykuar keq për ty, por ti qëndro e vendosur në mendimin tënd dhe në atë që dëshiron. Dhe të premtoj se një ditë kanë për të të thënë: “Faleminderit që ekziston”.
*Marrë nga profili në Facebook i Bajram Karabollit
ObserverKult
———————-
Lexo edhe: