Do të vazhdoj ta dua, sepse, për mua, ajo do të jetë gjithmonë AJO

Foto ilustrim

PËR DASHURINË (Anonime)

Ke rënë në dashuri?
Po.
Më trego, si është ajo?
Është e bukur. E dua kur bëhet xheloze, ngaqë më afrohen vajza të tjera. Dua sytë e saj që shkëlqejnë si yje… I dua edhe pse çdo natë rri pa gjumë, aty pranë meje.

E dua kur skuqet dhe buzëqesh. Dua çdo gjest të saj, sidomos kur vë duart mbi fytyrën time dhe më puth. Dua qeshjen e saj të sinqertë, fytyrën e saj të habitur, ndërkohë që e kap për mesi, kur ajo nuk e pret.

E dua trupin e saj, fytyrën e saj… shpirtin e saj dhe dorëzimin e saj.
Por…

Jo… hesht! Mos e thuaj… E di por nuk më intereson. Sepse vitet do të kalojnë dhe do të lënë gjurmë… dhe bukuria e saj do të vijë duke u vyshkur…

Megjithatë, unë do të vazhdoj ta dua, sepse, për mua, ajo do të jetë gjithmonë AJO.

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

KUSH DO TË NA E MBROJË SHQIPEN NGA KËTA “MODERN” BARBARË?!, NGA BAJRAM KARABOLLI

Të vrasësh gjuhën e nënës është një ndër krimet më të shëmtuara, më të neveritshme. Dhe e keqja është se tek ne nuk ka ligj për t’i ndëshkuar këta derdimenë që masakrojnë dhe e marrin nëpër këmbë gjuhën tonë të bukur. Ata vrasin fjalën shqip dhe në vend të saj vënë një fjalë të huaj. Dhe janë pikërisht ata që pushtojnë ekranet dhe mediat tona. Janë gazetarët dhe politikanët.

Duke ndjekur emisionin Opinion, drejtuar nga njëri prej gazetarëve “më të shquar”, dëgjon që ai të përsëritë shumë herë fjalën “trend”, në vend të fjalës shqipe prirje. Dhe, që e keqja të shkojë deri në fund, këtë fjalë të huaj, “trend”, si të qenkësh një mall i florinjtë, e përdorin edhe dy-tre të ftuar, midis tyre një zonjë me mbiemrin Luarasi… O Zot, mban mbiemrin e të madhit Petro Nini, e atij që njëqind e ca vjet më parë u tha antishqiptarëve…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU