Do të vazhdoj ta dua, sepse, për mua, ajo do të jetë gjithmonë AJO

Foto ilustrim

PËR DASHURINË (Anonime)

Ke rënë në dashuri?
Po.
Më trego, si është ajo?
Është e bukur. E dua kur bëhet xheloze, ngaqë më afrohen vajza të tjera. Dua sytë e saj që shkëlqejnë si yje… I dua edhe pse çdo natë rri pa gjumë, aty pranë meje. E dua kur skuqet dhe buzëqesh. Dua çdo gjest të saj, sidomos kur vë duart mbi fytyrën time dhe më puth. Dua qeshjen e saj të sinqertë, fytyrën e saj të habitur, ndërkohë që e kap për mesi, kur ajo nuk e pret.
E dua trupin e saj, fytyrën e saj… shpirtin e saj dhe dorëzimin e saj.
Por…
Jo… hesht! Mos e thuaj… E di por nuk me intereson. Sepse vitet do të kalojnë dhe do të lënë gjurmë… dhe bukuria e saj do të vijë duke u vyshkur…
Megjithatë, unë do të vazhdoj ta dua, sepse, për mua, ajo do të jetë gjithmonë AJO.

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

BAJRAM KARABOLLI: KAM JETUAR ME HERONJTË E LIBRAVE, JO TË PUNËS SOCIALISTE