“Do të vij të të vizitoj me helikopter”, çfarë shkruante Dritëro Agolli në ditar për Xhevahir Spahiun

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka treguar disa nga kujtimet e të atit.

Përmes një pasazhi të shkurtër nga ditari i shkrimtarit, Elona rrëfen një moment kur poeti Xhevahir Spahiu ishte i shtruar në spital dhe babai i saj e vizitoi në spital.

Më poshtë “TemA” po përcjell dialogun plot humor mes tyre:

“Në kohën kur poeti Xhevahir Spahiu kaloi një sëmundje jo të lehtë, Dritëroi, me optimizmin që e shquante në çdo situatē sado tē vështirë, i shkruante mikut të tij, Xhevos , plot humor :

“D : – Si je, o Xhevo?
 
Xhevua qesh . 

D:-Jam Dritëroi. Mos u mërzit. Do të të hapet në mendje një vidhë që do ta shpjesh poezinë në një shkallë më të lartë; do të bësh një poezi të çuditshme. 

Përsëri Xhevua qesh.

D:-Edhe unë u sëmura dhe u shtrova në spital për 11 ditë. Unë e humba jo vetëm mendjen , po edhe këmbët, por m’u hap një vidhë në tru: vidha e të shkruarit aforizma, dmth fjalë të urta.

Xhevua qesh dhe thotë:
-Ashtu.

D:- Nuk dua të të shqetësoj. Së shpejti do të vij të të vizitoj me helikopter, se këmbët mezi më punojnë”, përfundon dialogu mes tyre.


libri dritëro agolli

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: DHEMBJE TË NDJESH NJË SHARJE PAS SHPINE…

ObserverKult