Për të njëzetën herë, në qytetin e Prizrenit do të organizohet festivali Dokufest.
Organizatorët bëjnë të ditur se gjithçka është po thuajse gati që në qytetin historik të bëhet hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar-DokuFest.
Gara e Filmave të Shkurtër edhe një herë sjell disa nga filmat më të mirë të ekranit të argjendtë; duke përfshirë filma fitues të çmimeve Oscar, Kanë dhe Sundance, shkruan ATV.
Festivali do të mbahet nga data 6 deri më 14 Gusht në Prizren, ku edhe do të festohet ditëlindja e 20 e DokuFest.
Po ashtu para pak ditësh DokuFest, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Suedeze të Zhvillimit Ndërkombëtar (SIDA) dhe Komunën e Prizrenit për ofrimin e mbështetjes strategjike për kapacitetet institucionale dhe qëndrueshmërinë e organizatës.
Marrëveshja, ndër të tjera, do të avancojë programet në lidhje me festivalin dhe zhvillimin e kineastëve të rinj në Kosovë.