Dokumentari “Mbijetesa dhe shkolla” pranohet në “Tokyo Lift-Off Film Festival 2021”

Deri më tani filmi është shpërblyer me 4 çmime si dokumentari më i mirë i shkurtër (në Suedi, Turqi dhe Indi) dhe 2 herë ka qenë finalist. Ky është festivali i 6-të që merr pjesë dhe priten edhe të tjera.

Mbijetesa dhe shkolla

Është një tregim i bukur për një kohë të keqe. Një oazë paqeje në kohë lufte. Fjala është për një shkollë najloni të ndërtuar në malet e Berishës që kishte tubuar rreth 200 nxënës të fshatrave përreth, transmeton ‘epoka e re’.

Fate njerëzish që shihen në harkun 20 vjeçar në xhirime autentike të kohës dhe të tashmes në rrethana krejtësisht të ndryshme na shpalosin më së miri fatin gri të njeriut.

Producent dhe skenari: Nuhi Bytyçi
Regjisor: Ilir Kabashi
DOP: Bekim Qyqalla
Muzika: Shkodran Tolaj
Titrimi: Burim Ejupi.

LEXO EDHE: “Mbijetesa dhe Shkolla” shpërblehet në Festivalet e Filmit në Stokholm dhe Lulea në Suedi