Rikard Ljarja, një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptar në tre vjetorin e ndarjes nga jeta ‘u rijetësua’ në një dokumentar me regji të mikut të tij Mevlan Shanaj.
Dokumentari “Rikard” u shfaq në kinema “Millenium” në Shkodër mes miqve të shumtë duke sjellë mes të tjerave edhe disa rrëfime të vetë aktorit të madh.
Regjisori Mevlan Shanaj e quan ndjerin Rikard Ljarja aktorin më të madh të filmit shqiptar.
Bashkëshortja e Ljarjes, aktorja Marjeta Ljarja tha se përjetoi një emocion më të madh me shfaqjen e dokumentarin në Shkodër, qytetin e lindjes të Rikardit
Rikard Ljarja lindi më 1 prill të vitit 1943 ndërsa u nda nga jeta më 20 prill të 2020-ës kur ishte 77 vjeç./ballkanweb.com
ObserverKult
Lexo edhe:
PREKËSE/ DJALI I RIKARD LJARJAS KUJTON TË ATIN: NUK TË THEM LAMTUMIRË… O SHOKU IM I VETËM…
Djali i Rikard Ljarjas, aktorit të madh shqiptar, ka emocionuar me një status për të atin. Djali i të ndjerit e ka kujtuar atë në datën kur u nda nga jeta e tij, tre vite më parë.
Ai është shprehur se ai është larguar fizikisht, por nuk largohet dot nga ai. Madje tha se shpirtërisht e do të jetë gjithmonë me të.
“Drita e shpirtit tim u largua fizikisht por kurrë s’largohesh dot nga mua. Do jesh gjithmonë me mua o ba, o shpirt im, o shoku im i vetëm.
S’do doja të shkruaja kurrë për këtë ditë, jo kaq shpejt jo, më fal.
Nuk të them lamtumirë. Do të them si çdo ditë “Ciao Tado”. Do takohemi e do të kemi përjetësinë për bisedat tona.
Prehu në paqë o bab se drita e shpirtit tënd është me mua”. Kështu ka shkruar djali i Rikard Ljarjas.
Kujtojmë se aktori i njohur me rolin e Dedës në filmin “Rrugë të bardha”, u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare tre vite më parë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult