Ky është urimi i fundit i Krishtlindjeve, i publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, e vitit 1966, para se Shqipëria të shpallej vend ateist e regjimi komunist të ndalonte me forcë çdo kremtim e aktivitet fetar dhe të urdhëronte mbylljen e të gjithë institucioneve fetare.
Si një dëshmi e dhimbshme për shpirtin e një kombi të tërë, ky telegram urimi dëshmon veç të tjerash, edhe harmoninë mes besimeve në Shqipëri, në një kohë kur prej vitesh me direktiva nga Moska, regjimi nxitej të mbështeste klerin ortodoks e të luftonte pa kompromis klerin katolik.
Kreu i kishës ortodokse, kryepeshkopi Damian, i drejtohet Emzot Ernest Çobës në Shkodër, me këtë telegram urimi, ku veç të tjerash lutet për begatinë e atdheut, transmeton ‘konica.al’.
“Eminencës Ernest Çoba
Kryetar i kishës katolike
Shkodër
121 Shkodër Tiranë 01175 74. 23 1330 =
NR 8/66 PROT =
Në emër të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe tonin personal falenderojmë dhe dërgojmë urime të njëllojta për ju dhe klerin e besnikët vëllezër katolikë të Shqipërisë me rastin e Krishtlindjes e Vitit të Ri duke bashkur me këtë rast lutjet tona për një paqe në mbarë botën dhe begatinë e atdheut tonë të shtrenjtë.
Kryetari i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Kryepiskopi Damjan”
Dokumenti mban datën 23 dhjetor 1966. Këto ishin Krishtlindjet e fundit në Shqipërinë komuniste, ku pllakosi një prej periudhave më të errëta në historinë e njerëzimit, periudhë e cila do të merrte fund, vetëm me shembjen e këtij regjimi, në 20 shkurt 1991.
————————————————————————————————
LEXO EDHE: Bërtimat e të burgosurës: Kam fëmijë, pse po më merrni në qafë
Panajot Plaku kishte qenë partizan, më pas ishte gjeneral-major i ushtrisë shqiptare dhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së. Kishte qenë mik i ngushtë me gjeneral Dali Ndreun. I cili ishte arrestuar e dënuar nën akuzën: agjent i Jugosllavisë…
Si përshkruhej arratisja e Panajot Plakut nga revista amerikane ‘Time Magazine’ e datës 3 qershor 1957 si dhe rrëfimet e bashkëshortes Vjollca Taja për kalvarin e vuajtjeve të familjes Plaka…
Zëri i një gruaje po dëgjohej korridoreve të hetuesisë në Ministrinë e Brendshme, afër mesnatës së 16 majit 1957: “Jam e pafajshme! Unë kam fëmijë! Pse po më merrni në qafë?”.
Ishtë Vjollca, bashkëshortja e Panajot Plakut, gjeneralit që kishte luftuar për çlirimin e Shqipërisë. Por atë ditë kishte braktisur familjen e vatanin për t’i shpëtuar arrestimit si armik i popullit. Në qelinë afër ku gjendej Vjollca, ishin të arrestuar tre të rinj shkodranë. Të akuzuar për grup armiqsor kundër pushtetit popullor.
Ndrek Bazhdari ishte njëri prej tyre dhe e rrëfen kështu atë natë kur në hetuesi ishte Vjollca Taja, bashkëshortja e gjeneralit. “Një natë, aty nga ora 11 e gjysmë, mbasi kishin mbaruar procesin. Na morën dhe na vunë në një dhomë që ishte më e madhe se ato dhomat e zakonshme të hetuesisë.
Aty shohim një gjeneral, i cili na mori në pyetje, ndërsa këta të tjerët, na kërcënonin. E na gjuanin me ndonjë grusht a ndonjë shqelm sipas zakonit, por ky, gjenerali, i ndaloi. Aty, në atë dhomë, ndodheshin edhe hetuesit e Shkodrës…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU