Dokumenti origjinal: Pse e dha dorëheqjen, Ismail Qemali?

Gjetja e telegramit nuk ishte e rastësishme, pasi, siç shpjegoi kohë më parë z. Niko Kotherja për ‘Shekulli’, ai kishte pasur dijeni se një dokument i tillë ndodhej në arkivin e tij, që për shkak të zhvendosjes diku tjetër, e kishte bërë të vështirë rigjetjen.

“Tashmë sapo e gjeta telegramin – na bëri të ditur Kotherja – dhe për këtë gjë, ndihem tejet i lumtur. Ekspozimin e materialit, e kam vendosur për ditë më pas. Mendoj se, materiali që disponoj është mjaft i rëndësishëm.”

Kotherja shpjegoi gjithashtu se, ajo çka e bën të rëndësishëm këtë dokument, ka të bëjë me faktin se telegrami është shkruar me dorën e vetë Ismail Qemalit.

“Veç kësaj, telegrami që disponoj është telegrami i fundit. I dërguar nga kabineti i Ismaili Qemalit”.

Telegrami në fjalë, – vijoi më tej, Kotherja, – njofton dorëheqjen e qeverisë së parë shqiptare në janar të vitit 1914. Për t’ia kaluar pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK).

“Siç e theksova edhe në fillim, telegrami është shkruar në turqisht, nga dora e Ismail Qemalit dhe është i panjohur deri më sot. Fatmirësisht, kemi edhe përkthimin e këtij dokumenti të fundit, i dalë nga qeveria e Vlorës. Telegrami është i fotografuar.”

Studiuesi Niko Kotherja është gjithashtu dhe autori i gjetjes së aktit të Shpalljes së Pavarësisë. Por edhe i mjaft dokumenteve me rëndësi historike dhe kombëtare, si dhe i shumë fotografive, që deri më sot kishin mbetur të panjohura.

————————

LEXO EDHE: KËTO JANË 50 SEKRETET QË I FSHIHTE ISMAIL QEMALI

Më 16 tetor 1846, në Kaninë të Vlorës, në një familje fisnikësh, lind Ismail Qemali (rreth datës së lindjes së tij ekzistojnë kundërthënie).

Ai arsimohet në Janinë, në gjimnazin “Zosimea” vatër edukimi kulturor për shumë figura të Rilindjes Kombëtare. Pastaj, i ri në moshë, Ismail Qemali shkon në Stamboll me synimin për t’u bërë nëpunës qeveritar; fillon të punojë si përkthyes diplomatik në Ministrinë e Jashtme. Dhe këtu nis karriera e tij: pas disa vitesh, ai emërohet zëvendësministër i jashtëm i Perandorisë Osmane…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU