Së fundi doli nga shtypi libri me vlerë të veçantë kulturore “KATALOG i botimeve të Institutit Albanologjik-Prishtinë 1953-2023”.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.
“Është një botim i rëndësishëm për historinë e botimeve të institutit tonë, duke ofruar të dhëna për 779 vepra të botuara përgjatë shtatëdhjetë viteve (1953-2023). Është një pasqyrë e dinjitetshme e punës kërkimore, akademike dhe botuese të Institutit Albanologjik.”
“Kureshtarët që duan të informohen për botimet e Institutit Albanologjik, te ky katalog e kanë një portë mjaft të nevojshme dhe të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e bërë publik.
“KATALOG i botimeve të Institutit Albanologjik” u përgatit nga Dr. Nuridin Ahmeti, Dr. Hysen Matoshi dhe Dr. Lulëzim Lajçi.
ObserverKult
Lexo edhe: