Me një vëllim prej 400 faqesh, posa ka dalë në qarkullim numri i parë për këtë vit i revistës letrare të traditës “Jeta e re”.
Revista hapet me esenë “Nuk asht gja e madhe ta duash mikun; puna asht ta duash edhe anmikun” të atdhetarit Ymer Berisha, e shkruar qysh si nxënës i Normales së Elbasanit dhe e pabotuar më parë.
Në rubrikën In memoriam, në shenjë kujtimi e nderimi, shkrimtarët Adem Gashi dhe Bajram Sefaj janë prezantuar me shkrime të përzgjedhura nga krijimtaria e tyre.
Ndërkaq, në rubrikën e prozës botohen tregimet: “Muzeu më i madh i historisë” i Ndue Ukajt, “Verb” i krenar Zejnos, “Brenda zbrazëtive të mendjes” i Ballsor Hoxhës, “Ditët pa net” i Dhurata Hotit, “Psikologjia” i Katherine Mansfield dhe “Pranë mangallit” i Tereza Wilmsmont.
Në rubrikën e poezisë me nga një cikël poezish paraqiten Sali Bashota, Arben Idrizi, Ardita Jatru, Ives Bonnefoy dhe Jolanda Insana.
Në rubrikën Intervistë kësaj here vjen shkrimtari Eqrem Basha intervistuar nga Halim Halimi.
Në rubrikën qendrore Dossier, poeti i njohur argjentinas Roberto Huarros paraqitet me një cikël të gjerë poezish, pastaj me një studim për poezinë e tij të autorit Francisco Jose Cruz me titullin “Roberto Huarros:emocioni i mendimit” dhe me një intervistë që autori ia ka dhënë poetes së njohur argjentinase Alehandra Pisarnik.
Rubrika e kritikës fillon me tekstin studimor të Murteza Osdautajt “Gjama e erës-një libër me poetikë dhe gjuhë klasike dhe procede modern”, për të vazhduar me “Mbi artin e tfillimit” të Arsim Canollit, “Romani Dega e artë i Mihail Sadoveanu-it” të Agnesa Beqirit, “Poezia e Zef Zorbës: një tentativë për gjetjen e dritës” të Eriola Çoçajt, “Mitologjia dhe poezia” dhe “Reflektime mbi projektet etnosemiotike” të Algirdas J. Greimas-it dhe “Epoka e nostalgjisë” të Zigmunt Brauman-it.
Në rubrikën Recensione janë prezentuar librat: “Një roman i pamundur” i Besnik Mustafajt, “Taksa e gjumit” e Kujtim Manit dhe “Pëshpëritja e ëndrrave të botës” e Alisa Bekteshit, kurse autorë të recensioneve janë: Fjolla Mehmeti, Fatlum Meholli dhe Albnor Sejdiu.
Dhe në fund, në rubrikën Classicus publikohen tekste nga Shën Augustin-i, Boethius-i dhe Toma Akuin-i.
Përkthyesit që kontribuan në këtë numër të revistës janë: Alket Çani, Bajram Karabolli, Erion Karabolli, Ilir Breca, Arben Idrizi dhe Alfred Beka.
ObserverKult
Lexo edhe:
“JUVENILJA”, REVISTA MË E RE PËR KULTURËN E DIJEN
Në hapësirën kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, me seli në Shkup, këtyre ditëve ka startuar revista mujore për kulturë dhe dije – “Juvenilja”.
Kjo revistë drejtohet nga një redaksi e zgjedhur me emra të shquar të kulturës dhe artit shqiptar, me kryredaktor publicistin dhe shkrimtarin Emin Azemi.
“Juvenilja” vjen me një rreth të gjerë bashkëpunëtorësh, të cilët njëherësh janë edhe autorë profilesh të ndryshme nga letërsia, albanologjia, kinematografia, teatrologjia, eseistika, filozofia, antropoligjia, arkeologjia etj.
Revista mujore Juvenilja që po starton në Shkup, nuk është një risi por as shkëputje nga zhvillimi paraprak i veprimtarisë botuese në gjuhën shqipe në këtë krah të kulturës shqiptare.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult