Donika Dabishevci: Granatimi

shihemi ne gusht gjuetarët çika jem donika dabishevci lufte mos u dorëzo

T’herakshmet rreze pranvere
përkëdhelnin prajshëm gjithçka mbi dhè.
Flladlehti përkundte gjethet njomzake,
lulesat e sythat. Sa kishin nisë me bulëzue ograjave,
hareshëm, si nj’ata zogj imcak krahëshkruem hedhun n’valle,
t’harlisun. Plot qejf.
Bari i jeshiltë si qilim Edeni.
Ujnat – kthjellt si loti.
Qielli – bilur i paqtë.

Hijeshi e papame …
Ngashnjyese!

Por…

Për nji t’mbyllun syni gjithçka u trazue. U trand.
Për nji t’hapun syni u shprish tan’ ajo harmoni hyjnore.
U batërdis. U zhba.

Nisën granatimet.

Zogjtë u çakërdisën.
Nisën me u rrokë n’njeni-tjetrin,
trumhasun me u ndesh’ fluturimeve,
si pa krye –
për me e pshtue kryet!

*Shkëputur nga libri ” E gjthkohshmja Andërr”, 𝘓𝘪𝘵𝘵𝘦𝘳𝘢, 𝘗𝘳𝘪𝘴𝘩𝘵𝘪𝘯ë, 2024

ObserverKult


Lexo edhe:

DONIKA DABISHEVCI: PUTHJA