Nga Donika Dabishevci
Në muzgun e ëndrrës hileqare
kufijtë e pikëllimit lotojnë shelgjeve kalorsiake
Dhe një mulli i hirtë bluan shtegtimin e purpurtë
Tek nanuritë ninulla foshnjarake me aroma të hazdisura….
Strofë që ja futa KOT, e shkruajta për një minutë, sa me tregu që ata që shkruajnë këso tip poezie, kinse po ndërtojnë figura tuj përzi emra konkret me mbiemra abstrakt e me do folje që shetisin sa me mbushë vargun, me idenë me ndërtu figurë, e figura mas figurave, e varg mas vargu, bash s’bojnë send.
Kjo tregon veç që kanë qejf me shkru, po nuk dinë. Tung!
ObserverKult
Lexo edhe:
EROS E THANATOS NË POEZITË E DONIKA DABISHEVCIT
Nga Gëzim Hajdari
Tema e eros-it dhe e thanatos-it përshkon me një forcë të vrullshme vargjet e vëllimit «Robnesha jote» të poetes së re kosovare, Donika Dabishevci. Dyzetë e shtatë poezi të cilat flasin për pasionet dashurore, erotike dhe sensuale, për jetën, për rrjedhën e kohës, për sfilitjen e për vdekjen. Shkruar me një gjuhë tejet të kursyer dhe lapidare, vargjet ekzistencialë të Dabishevcit, zë i veçantë i poezisë shqiptare të Kosovës, mbesin në kujtesen e lexuesit.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
VIDEO-POEZI: DONIKA DABISHEVCI LEXON POEZINË E SAJ “GJITHÇKA ASHT’ ANDËRR, SHPIRTI JEM!”
Gjithçka asht andërr, shpirti jem,
nji andërr e bukur, nji andërr e keqe,
merre si t’dush, njilloj asht,
krejt njilloj… pse çuditesh…
s’ka ndonji ndryshim mes ‘mos me kenë’
dhe hapave t’lehtë që ikin n’mjes
për mos me u kthye ma,
për mos me u kthye kurr’.
Aroma n’shtroja,
si fllad i lehtë pranvere
përbirue xhamave
asht mbetja e fundit.
Poezinë e plotë e gjeni KETU