Donika Dabishevci: M’dhimbesh se tokën ndër kambë kam me ta lujtë!

donika dabishevci m'dhimbesh kërrhamën robneshë bese

Rishtas ke me ndje dhimtë,
ke me ndje dashni,
kan’ me tu çelë sytë,
ke me shtrydhë mërzi,
ke me u dridhë
ke me mu jep
i tani i humbun
pa gjetë kund shteg.

Trupa, ftyra, hije,
n’mu ke me i pushu,
pa shoshitë andrra,
pa vakt me mendu.

Kam me t’pre n’besë,
n’mu ke me u shtri,
epshin ma t’egër,
me ma përplasë n’gji.

Si deka kam me t’ardhë
ngeshëm, hap’randë
egër me t’miklue.

M’dhimbesh,
se tokën ndër kambë
kam me ta lujtë!

Titulli i origjinalit: Kam me ardhë si deka

ObserverKult

Lexo edhe:

POEZI NGA DONIKA DABISHEVCI: A M’DO?

m'dhimbesh donika dabishevci a m'do edeni duhemi prishtina, S’t’i ndjeu kush andrrat e t'gjithë n'vrap me marrë jetë prej teje! Me u katrithë, me u përmbushë e me u ngi frymë n’ty.

-A m’do?
-Poooo…
-Sa?
-Çmendunisht!

Trupat akordohen n’simfoni hyjnore
tuj u mbërrthye fort n’njani-tjetrin,
si me qenë çastet e fundit para apokalipsit.

-A m’do?
-Marrëzisht!

Jashtë lëshohet muzgu,
silueta t’çorodituna turren vrap shpellave t’tyne…
Mrena ora asht’ prishë,
akrepat janë thye, koha asht’ ndalë.


-A m’do?
-Dashni jete t’kam!
-Dashnia asht’ streha e shpirtit. Dashnia asht’ shpija! A m’do, pra?
-O t’du, dreqi e marrtë, t’du…përgjithmonë e përtej!
-A vdes për mu?
-Jo. Rrnoj për ty!

ObserverKult

Lexo edhe:


DONIKA DABISHEVCI: ROBNESHË E DORZUEME