N’atë zezë dite,
Merrëmni mue, u briti nana e mbytun shprese
t’zgërdheshunve mbi çikën pesëmdhetë vjeçe-
t’paqtueme si loti e t’dlirë si qielli.
Baba i zhveshun burrnie krisi n’vaj.
Me shpirt t’kuptun, i thyem copash
lutej me e ndrrue me t’birin n’prag t’vrasjes…
N’atë zezë dite.
N’atë zezë dite,
Kur grueja nën tyta shtrëngonte burrin fort,
mos me ja kris vrapit e me ikë…
Vllait iu ninë grahmat e fundit –
po mbytej me brektë e gjakosuna
t’motrës s’dhunueme e t’pakallun n’vorr.
N’atë zezë dite…