PRISHTINA, poezi nga Donika Dabishevci
S’t’i ndjeu kush andrrat
e t’gjithë n’vrap me marrë jetë prej teje!
Me u katrithë,
me u përmbushë
e me u ngi frymë n’ty.
Ke kaq shumë dashni
e krejt t’shohin si dashnore t’huej…
E coptuemja, e rraskapituna,
anemikja, e keqtrajtuemja,
e brishta, e hinta,
e vogla, e mira…
Prishtinë!
ObserverKult
Lexo edhe: