(Himn jetës)
Si t’ndijshë erë lufte, ik djali jem!
Mos ha pallavra n’emër t’dofar kauzash, idealesh,
harroj msimet, predikimet, bindjet, parimet…krisja vrapit e ik!
S’ka luftë t’pashmangshme e as t’domosdoshme, rrena janë ato,
as s’ka luftë t’mirë, t’drejtë, t’pastër… s’ka pasë e s’ka me pasë kurrë.
Lufta është e tmerrshme. Pikë.
Është mizore. Pikë.
Është ferri mbi tokë. Pikë.
Lufta është tregti,
është pazar i madh matrapazësh,
është therrtore e madhe interesash
ku urdhnojnë me ia hangër krytë njani-tjetrit
e kujdesen fort me rujtë bythën e vet.
Lufta është e flliqtë. Pikë.
Si t’ndijshë erë lufte, ik djali jem!
Mos lufto, mos vrajë, mos u ba viktimë…
Krejt n’fund kujt si bahet vonë për ata që vdesin,
për ata që dhunohen a gjymtohen,
për ata që s’gjinden kurrë,
për vorret pa emna e për eshnat pa vorre,
për nanat mbetun qyqe n’themele shpijash t’rrënume
nuset me duvak t’zi e shpirtnat e djegun t’jetimave.
Ik, pashë sytë e mi…
mos ia moho vetes atë ma t’bukrën, Jetën!
Bahu ma i shpejt se era kur sheh dhunë e gjak,
ik se gjithë ja vlenë me jetu, e kurrë s’ja vlenë me vdekë!
Ik, djali i nanës, se budallaku s’ka skej,
ik, se para plumbave jemi krejt t’barabartë,
veç do janë ma t’barabartë se tjertë-
ata që gjithë pshtojnë pa u lagë
tuj pritë me ju gzu lavdit e pushtetit.
Jepju dashnisë, djali jem,
hiqju luftës,
lufta është e flliqtë!
ObserverKult
Lexo edhe:
DONIKA DABISHEVCI: MOS U DORËZO KURRË, ÇIKA JEM!
Në nji vend ku ma shumë ta vlerësojnë bythën se shpirtin,
ku për tru tandin kush pesë pare si jep,
mos u dorëzo, çika jem!
Zhagitu, katrithu, rrëzohu,
lëpijë varrat, kthjellu e çohu –
veç mos u dorëzo!
Kurrë, asnjiherë, askund e për askend.
Për njeri t’gjallë mos ta ndien.
Msheli veshët, mos i ngo kuisjet e bërtit.
Zani le t’nihet n’kupë t’qiellit.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult