Aktorja e mirënjohur e teatrit “Migjeni”, Donika Frenja lindi në Shkodër më 7 dhjetor të vitit 1944. Aktorja, zhvilloi aktivitetin e saj artistik, kryesisht në skenën e teatrit “Migjeni” në vitet ’70 deri në mes të viteve ’80.
Ajo ishte aktive në drama të ndryshme duke mishëruar figura dhe personazhe të arritura.
Mund të përmendim: “Fisheku në pajë” – 1973 në rolin e Diella, shkruar nga Fadil Kraja, një lojë që bëri bujë dhe arriti një sukses; një vit më vonë në dramën “Shpartallimi” – 1974, ose rolin e gruas së Kryeministrit në shfaqjen “Drenusha e Drenicës” – 1978, etj. Frenja gjithashtu pati sukses si aktore edhe në komedi si “Sa afër paske qene. Edhe gjatë viteve 80 aktorja vazhdojë të jetë prezentë në skenë me rolet “Kënga e dhimbjes krenare” (1980), “Gjaku i Arbrit” – 1982, Interpretimin e personazhit të Shyretës në shfaqjen “Të gjithë të qeshur” – 1984 në “Çështja e Blertës” në rolin e Angustisë në “Shtëpia e Bernarda Albës” 1986, etj.
Edhe në ditët e sotme publiku shkodran i kujton me nostalgji të veçantë personazhet e interpretuar nga kjo aktore brilante dhe që shquhej shumë edhe për zërin e saj kumbues. Gjatë karrierës së saj Donika Frenja ka luajtur me disa nga aktorët me në zë të skenës shqiptare si Lec Bushati, Tinka Kurti, Serafin Fanko, Viktor Bruceti, etj./ATSH