Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza, dha sot dorëheqjen. Ka pasur reagime të ndryshme lidhur me këtë fakt.
Një nga reagimet, që ka tërhequr vëmendje, ka qenë ai i moderatores së njohur, Alketa Vejsiu.
Në një postim në instagram, Alketa Vejsiu e ka nisur me ironi statusin duke thënë: “Të hoqën apo u dorëzove vetë?”, duke shtuar më tej “Të kisha thënë Alfred Peza, karma is a bitch!”!
Më tej, Vejsiu kujton në shkrimin e saj se ajo është gëzuar për largimin e Alfred Pezës nga drejtimi i RTSH, teksa thotë se ky i fundit e ka prekur në pikën e saj më të dobët, duke i hequr nga puna njerkën, ndërkohë qe asokohe ajo ka bërë të ditur se babai i saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me pas ndërroi jetë.
“S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale”, shprehet Vejsiu.
Më tej moderatorja e njohur shton se edhe shefja e burimeve njerëzore ne RTSH, Anila Agalliu duhet dhe disa të tjerë duhet të largohen me Alfred Pezën.
Postimi:
“Te hoqën apo u dorëzove vetë? Të kisha thënë Alfred Peza, what comes around goes around! karma is a bitch!
Sot është një ditë shume e gëzuar për mua. Mijëra te tjerëve që ju ke hequr bukën, të paktën Zoti ju dha të drejtë!
Ç’fitove? Apo thjesht xhaketa me shamiçkën e shefit të kënaqi ca kohë të prije koka sipas qejfit? Ti më ke prekur mua në plagën më të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se më merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi të barabartë njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale.
Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu të japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë te tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde Rruge të Mbarë!”, shkruan Alketa Vejsiu.
ObserverKult
Lexo edhe: