Dorëshkrimet e burgut të Petro Markos, E bija: E shpëtoi dashuria. Ngjarja e vitit 1973 me Ismail Kadarenë dhe kujtimet e Helenës

Qendra Kombëtare e librit dhe Leximit feston këtë vit, 100-vjetorin e lindjes së Petro Markos.

“Për ta rikthyer në vëmendje këtë figurë të rëndësishme të historisë sonë letrare, për ta pasur më të pranishëm për lexuesin por edhe për të kujtuar gjithë atë trashëgimi të çmuar që Petro Marko ka lënë pas”, tha drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli.

Shkrimtari i njohur, autor i romaneve “Hasta la vista”, “Nata e Ustikës”, “Qyteti i fundit”, “Një emër në katër rrugë” etj., pati një jetë të vështirë mes talentit, burgut e frikës. E bija kujton një prej datëlindjeve të tij:

“Për 60-vjetorin e tij më 1973 në Lidhjen e Shkrimtarëve. Shkuam aty familjarisht. Të gëzuar që më në fund po bënin diçka për të.

Nuk erdhi asnjë nga këto figurat dhe nuk e kuptuam ç’po ndodhte. Pastaj shkuam në shtëpi dhe këtë e mbaj mend mirë. Ismaili (Kadare) erdhi dhe po rrinte në kuzhinë me ne…

Të gjithë e dinin se babait i ishte hequr, e drejta e botimit, u hoq nga Lidhja, u hoq libreza e frontit. Ishin marrë të gjitha masat. Vetëm ne në shtëpi nuk e dinim. Ismaili rrinte aq i trishtuar, atë ditë Helena… nuk e harroj këtë.

“Një emër në katër rrugë”, libri me poezi të zgjedhura dhe drama, u bënë tre gjëra për të cilat e dënuan babin”.

Aranita Marko është e lumtur që i ati po përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes.

“Pati një kohë të gjatë heshtjeje. Më vjen keq që gjërat ndodhën kur ai qe gjallë, më vjen keq që iku aq i trishtuar.

Gjatë këtij viti, të shpallur si viti i Petro Markos, e bija do të botojë dorëshkrimet e tij.

“Ka shënime që ka pasur kur ka qenë në burg, 1947-1950 sapo ishte martuar me mamanë. Ajo ishte 19 vjeçe. Do mundohemi ta ruajmë me gjuhën që është shkruar. Ka një gjë aty… babi ka qenë shumë xheloz për mamin dhe i ndihet xhelozia në burg. Në atë gjendje torture e të rëndë e ka mbajtur gjallë dashuria për mamin”, thotë Aranita.

Përmes atyre letrave, Petro Marko zbulohet në dimensionin familjar.

“Ëndërronte që e do bënte një vajzë dhe kur të vinin të dy të lodhur nga puna, ajo vajza e vogël do t’i presë. Mendoj që ata më kanë bërë të programuar sepse mua deri në fund babai më thoshte që do vdes në dorën tënde. Dhe këtë kam bërë. Është shumë e dhimbshme por jam shumë e lumtur që kanë vdekur në dorën time.

Shkrimtarja Helena Kadare e pranishme, kujtoi si e mbante mend ajo Petro Markon dhe familjen e tij.

“Sidomos ajo lufta e Spanjës e bënte në sytë tonë një perëndi. Kaq shumë e adhuronim… unë e njoha Petron në sajë të bashkëshortes së tij të mrekullueshme Safo Marko që ishte gruaja më simpatike që më ka qëlluar të takoj. I kërkuan nga Ministria e Brendshme të bënte simbolin e Sigurimit dhe ajo gjeti një zgjidhje te bukur, syrin të shqiponja. Para ca ditësh dëgjova një intervistë tënden Aranita dhe mësova se në kohën që ai ishte shkrimtar i shquar mendimi për të ishte se mund të ishte spiun, për mua ishte zbulim”.

Veç Petro Markos, burgun e njohu edhe i biri Jamarbri. Ndërsa pesha e regjimit la gjurmë të pashlyeshme në këtë familje artistësh./balkanweb.com

ObserverKult


petro marko valë

Lexo edhe:

PETRO MARKO MBART ABSURDIN E NJERIUT QË E DËNOI DHE SHPËTOI LETËRSIA

Vetvetja- bota që na sfidon gjithmonë për njohje

(Shënime për librin “Intervistë me vetveten”- Retë dhe gurët, e Petro Markos)

Nga Agim Baqi

Thuhet se keltët, kur shkonin në luftë, linin nga një gur një vend të caktuar në të dalë të vendbaimit të tyre. Kur ktheheshin nga lufta merrnin gjithësecili gurin e lënë. Gurët që mbeteshin në stivën e ndërtuar në nisje ishin të rënët në betejë…Për Petro Markon gurët e mëhallës së tij kanë gjithnjë një histori. Ndaj mbeten aty. Plot krenari, duke pritur “t’i dëgjojmë”.

Ndërsa retë, mbajnë shumë tranformim. Nga toka në ajër e sërish në tokë. E duke përshkruar veten mes gurëve dhe reve, Petro Marko ka mundur të sjellë lëvizjet. Po ashtu qëndrimet e tij në jetë. Herë në fluturim e më pas sërish në kthim. Kjo duke na ruajtur ne “romanin që kishte brenda tij”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult