reklamë

Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg

Pas suksesit të saj në Bienalen e Venedikut dhe pjesëmarrjes në Bienalen e Stambollit, Doruntina Kastrati po prezantohet për herë të parë në Suedi me ekspozitën personale “…why do you hold back?” në Röda Sten Konsthall në Göteborg.

“Ekspozita sjell kërkimet e saj të viteve të fundit mbi punën, trupin dhe përvojat e grave, duke u nisur nga historia e industrisë së ëmbëlsirave dhe transformimet e tregut të punës në Kosovën e pasluftës”, njofton Ministria e Kulturës dhe Turizimit e Kosovës.

Ky është një tjetër prezantim i rëndësishëm ndërkombëtar për Doruntinën dhe për artin bashkëkohor nga Kosova, që po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë në institucionet e rëndësishme të artit në Evropë dhe më gjerë.

Ekspozita qëndron e hapur deri më 22 nëntor.

ObserverKult


Lexo edhe:

Frederik Ndoci: Ja pse diktatura nxori artistë dhe prodhoi filma më të mirë