Dosja e ish-Sigurimit të Shtetit për Xhafer Devën, nga tani mund ta shohin kushdo

Në kuadër të kurimit të së shkuarës, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka deklasifikuar dosjen e Xhafer Devës.

AIDSSH njofton se dosja e Xhafer Devës, hapur nga Sigurimi i Shtetit në kohën e diktaturës komuniste, është e hapur për studiuesit.

Më 29.06.1973, Drejtoria III e Sigurimit të Shtetit hapi dosjen formular për shtetasin Xhafer Deva dhe nisi përpunimin aktiv në kategorinë 2/A, në të cilën përfshihen dokumente zyrtare që prej vitit 1943 e deri në vitin 1978, ku ai vdiq nga ataku në zemër.

Fashikulli nr. 1225 për shtetasin Xhafer Deva është deklasifikuar dhe mund të vihet në dispozicion të familjarëve, studiuesve dhe medieve./ATSH


Lexo edhe:

PEZULLOHET RESTAURIMI I SHTËPISË SË XHAFER DEVËS